17 nxenes nga SHF “Marshall Tito” fitojne diplomat per gjuhe gjermane
Prej tvteuta17:54, 18 Maj 2016
Perfundon prezantimi i projektit “Micool” ne qytetin e Ulqinit. Micool ka per qelllim inkuadrimin e paisjeve elektronike ne shkolla si pjese e programit arsimor.
Shkolla Fillore“Marshall Tito” nga Ulqini eshte shkolla e vetme nga Mali i Zi qe ka fituar grantin e Erasmus per zhvillin e ketyre seminareve brenda hapsirave te ketij institucioni.
MICOOL ka zgjatur nga data 14-17 maj. Pjesemarrje ne kete seminare, pervec udheheqeses Miriam Judge nga Irlanda, kane qene edhe shume mesues nga IRLANDA,POLONIA,GJERMANIA,PORTUGALIA dhe ZVICRRA.
Ne kuader te ketij seminari i jane ndare 17 diploma te gjuhes gjermane, nxenesve dhe ish nxenesve te shkolles fillore “Marshall Tito” . Keto diploma u mundesojne shkollimin ne Gjermani, pa pasur nevoje kalimin e testeve te tjera ne kete gjuhe.
Ursula Rommerskirchen ishte perfaqesuesja nga ambasada gjermane ne Mal te Zi,e pranishme gjate permbylljes se ketij seminari.