Sociale Më shumë

16 raste të reja me Covid 19. Numri shkon në 160

Prej tvteuta10:42, 3 Prill 2020

Numri i rasteve me Covid 19 në Mal të Zi ka shkuar në 160 pas paraqitjes së 16 rasteve të reja, u njoftua në konferencën e sotme për media të Institutit për shëndet publik. Drejtori i këtij instituti, Boban Mugosha, tha se 10 nga rastet e rinj janë regjistruar në Podgoricë, kurse rastet e tjera janë në Danillovgrad, Nikshiq, Tivar dhe Herceg Novi. 9 raste janë të lidhur me infeksionet e mëparshme, kurse dy raste janë të importuar. Mugosha theksoi se përhapja e infeksionit në Mal të Zi tregon për shtrirje lokale, për të cilën kishin paralajmëruar edhe më herët, dhe se nevojitet respektim rigoroz i masave për të evituar përkeqësimin e situatës.

  • 1

    Radio