Rajoni/Bota Më shumë

(VIDEO) 14 vite Pavarësi,rrugëtim i vështirë?

Prej tvteuta14:46, 17 Shkurt 2022

Sot Kosova feston 14-vjetorin e Pavarësisë. Në praninë e krerëve më të lartë shtetërorë; presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ngritën flamurin para objektit të Qeverisë.

Presidentja Osmani u shpreh se në këtë ditë duhet festuar dhe bëri thirrje për unitet për ta bërë Kosovën shtet të suksesshëm.

 

Për të mbërritur aty ku është sot si shtet i pavarur dhe sovran Kosova ka kaluar nëpër disa momente historike të përgjakshme dhe shumë të vështira. Në mënyrë kronologjike do të ceken disa nga ato:

 

  • 1878 Kongresi i Berlinit vijoi me shumë pasoja për popullin shqiptar. U coptuan shumë territore shqiptare, u vranë dhe dëbuan nga trojet e tyra mbi 70 mijë ushtarë nga të cilat 25 mijë jetonin në Kosovën e sotme.

 

  • Viti 1912 njeh pushtimin e Kosovës nga ana Serbe, ndërsa këtë pushtim e legalizoi Traktati i Versajes (1918) , momentum ky i cili tutje do të regjistronte konflikte, dhunë dhe represalje sistematike mbi territoret e kontrolluara shqiptare. Kosova në këtë konferencë nuk u bë çështje, sepse fuqitë e mëdha panë se nuk kishin asnjë arsye që të zmadhonin kufinjtë e Shqipërisë në ndonjë drejtim

 

  • Viti 1943 respektivisht 1944 shenojnë Konferencën e Bujanit. Konferenca miratoi dhe një Rezolutë, sipas të cilit, Këshilli Nacional Çlirimtar i Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit do të ishte “organ i përbashkët ku marrin pjesë të gjitha rrymat politike… pa dallim kombësije, feje, tendence politike e pozite shoqërore”. Gjithashtu, në bazë të parimit të vetëvendosjes Rezolucioni shprehej dhe për zgjidhjen e çështjes kombëtare të Kosovës, përcaktonte rrugën që duhej ndjekur: “Kosova e Rrafshi i Dukagjinit, asht një krahinë e banueme me shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmon, ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipnin ”.

 

  • Viti 1970 shenon themelimin e Universitetit të Prishtinës, moment me rëndësi të madhe edukativo-arsimore.

 

  • Tronditja e parë vie më 1981 nga rasti në mensen e studentëve në Prishtinë. Shqiptarët kërkonin barazi me kombet tjera në ish-Jugosllavi dhe lëvizja e tyre në thelb ishte një rilindje kombëtare.

 

  • Në Kosovë pas suprimimit të autonomisë dhe kolonizimit serb, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës reaguan dhe më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht (para dyerve të Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

 

  • U formua edhe UÇK-ja në vitin 1997.

  • Grupi i Kontaktit (GK) në fund të majit 1998, vendosi të ngrijë tentativat për gjetje të zgjidhjes paqësore dhe vuni në llogari një opsion tjetër, duke nxitur ministrat e mbrojtjes të NATO-s që të urdhërojnë një studim, me opsion ndërhyrjen ushtarake.

 

  • Gjenerali në pension William Walker, i cili për shqiptarët njihet ndryshe dhe si zëri i së vërtetës, kur me rastine masakrës së Reçakut deklaroi se, këtu po kryhej një gjenocid dhe bota duhet të intervenojë që ta ndalë këtë akt.

 

  • Fushata 11 javore e bombardimeve e kryer nga NATO në pranverë të vitit 1999, kundër forcave ushtarake dhe paramilitare të RFJ.

  • 1

    Radio