Sociale Më shumë

136 MIJË EURO NË XHEP TË AVOKATIT TË “REKREATURS-IT”-BLLOKOHET XHIROLLOGARIA E KOMUNËS

Prej tvteuta18:03, 26 Prill 2019

 Gjykata Supreme, me 20 mars 2019  vërrtetoi Vendimin e Gjykatës së Apelit nga nëntori i vitit të kaluar e cila është në dëm të Komunës së Ulqinit.

Sipas këtij vendimi, ajo kompanisë „Rekreaturs“ e cila punoi në kuadër të „Atlas grupit“, ne te cilen u vendos falimentimi , duhet ti paguajë rreth 6.5 milion euro.

Kjo çështje e rrezikon seriozisht ekzistencën financiare të Komunes së Ulqinit. Ka ofër 40 vite  që është zvarritur  nëpër gjykatat malazeze, por pa vendim përfundimtar. Ahmet Aloshi,Sekretar për Mbrojtjen e pasurisë së Komunës së Ulqinit tha për televizionin teuta se shuma e lëndës i kalon 6.5  milion euro, ku bëhet fjalë për borxhin kryesor,dhe shpenzimet e gjyqit si dhe kamatë vonesën. “Komuna e Ulqinit është në bllokadë për shpenzimet e avokatit kundërshtarë pra të Rekreatursit e që kapë shumën prej 136,780 euro, pra është filluar me realizimin e parë.Në çmënyrë dhe në çfarë forme do të organizohet borxhi kryesorë është çështje kohe”, u shpreh Aloshi. Nga viti 1981 deri në vitin 2014 kjo lëndë është mbrojtur nga avokatët e komunës, pastaj janë angazhuar avokat tjerë jashtë Komune.

Pa marrë parasyshë se si do të vijë situata ,administrate lokale nuk duhet bllokuar,ndoshta ekziston mundësia e një marrëveshje për pagesen e mjeteve, shtoi Aloshi.

  • 1

    Radio