Sociale Më shumë

12 persona shkelën masat për ndalimin e qarkullimit

Prej tvteuta10:32, 17 Prill 2020

Policia e Malit të Zi ka paraqitur padi penale kundër 12 individëve të cilët i kanë shkelur masat e ndalimit të daljes nga objektet banesore prej orës 19 të mbrëmjes deri në ora 5 të mëngjesit. Nga Drejtoria e policisë është kumtuar se në Komunën e Nikshiqit janë proceduar tre persona të cilët janë kapur në shkeljen e masave, kurse në Beranë, Herceg Novi dhe në Budvë janë proceduar nga dy individ. “Në Rozhajë, Cetinë dhe në Tivar për shkak të shkeljes së masave janë proceduar nga një individ”, thuhet nga ky institucion.

  • 1

    Radio