Aktuale Më shumë

117 nxënës nga Ulqini morën pjesë në garën “Kanguri pa kufi”

Prej tvteuta14:40, 9 Prill 2022

Në disa komuna të Malit të Zi është mbajtur sot gara matematikore “Kanguri pa kufi”, organizuar nga OJQ Tinker. Përveç në Mal të Zi, gara u mbajt njëkohësisht në 90 vende të botës, për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme. Këtë vit në këtë garë morën pjesë 117 fëmijë nga shkollat ​​fillore të Ulqinit, ndërsa rezultatet e konkursit do të bëhen të ditura për dhjetë ditë. Gara në Ulqin u mbajt në Sh.F “Marshalli Tito”.

Përveç në Ulqin, gara në njohuritë e matematikës është mbajtur edhe në Podgoricë, Nikshiq, Biello Pole, Plevla, Kollashin, Tivar dhe Kotorr.

 

  • 1

    Radio