Aktuale Më shumë

Formula 1, Carlos Sainz fiton garën që mbeti në hije të aksidentit të rëndë të Zhou Guanyu

Prej tvteuta15:33, 4 Korrik 2022

Carlos Sainz i Ferrarit ka shënuar fitoren e parë në Formula 1, në një garë të jashtëzakonshme për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe.Një përplasje e frikshme në xhiron e parë i parapriu një gare të mbushur me incidente.

Lewis Hamilton ka luftuar për kreun, kurse Charles Leclerc ka humbur vonë kryesimin.Gara spektakolare në Silverstone ka nisur në rrethana dramatike.

Një përplasje e shumë bolidëve bëri që Alfa Romeo e Zhou Guanyu të rrokulliset dhe të shkojë mbi barrierat e gomave.Ngasësi i Alfa Romeos fatmirësisht nuk u lëndua, ndonëse iu desh të shkonte në spital.

Ka pasur shumë incidente e dramë, ndërsa spanjolli Sainz përfitoi nga një strategji e kontestuar e Ferrarit, që i kushtoi Charles Leclercut me fitore dhe me shans për të ringjallur shpresat për titull.

Hamilton ishte në garë për pozitën e parë, por mbeti i treti pas Sergio Perezit të Red Bullit.

Leclerc përfundoi vetëm i katërti dhe Ferrari humbi mundësinë për të fituar terren në garën për titull, në një ditë të keqe për kampionin Max Verstappen.

Ngasësi i Red Bullit përfundoi vetëm i shtati. Bolidi i tij u ngadalësua nga një lëndim në pjesën e prapme.

Gara u vonua për një orë pas incidentit të rëndë të Guanyu.

Verstappen udhëheq në renditjen e ngasësve me 181 pikë.

I dyti është Sergio Perez me 147 pikë, ndërsa Leclerc mbetet i treti me 138 pikë.

  • 1

    Radio