107 VJET NGA KONGRESI I ALFABETIT
Prej tvteuta22 November 2015
Me datën 21 nëntorë në shtepinë e Alfabetit në Manastir të Maqedonisë u mbajt takimi i 6-të i Lidhjes së forumeve rinore të partive politike mbarëshqiptare. Ky takim është inicuar nga forumi rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në kuadër të 107 vjetorit të themelimit të Kongresit të Alfabetit në gjuhën shqipe, me ç’rast morën pjesë përfaqësuesit e forumeve rinore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Temë e takimit ishte Arsimi dhe problemet me te cilat ballafaqohet rinia shqiptare, kurse panelist ishte Ministri i Arsimit dhe Shkences Z. Abdilaqim Ademi i cili bisedoi për sfidat që kjo Ministri ka kur flitet për Arsimin Shqip në Republikën e Maqedonisë. Nga Mali i Zi, në takim morën pjesë anëtarët e Forumit rinor të Forcës, Armend Milla dhe Shouqet Resulbegu.