Aktuale Më shumë

Prej tvteuta17:02, 11 Mars 2022

Kupa e Botës e vitit 2022 është një hap më afër, pasi të premten, më 1 prill, do të hidhet shorti zyrtar për Kupën e Botës në vendin pritës, Katar.

Pesëmbëdhjetë nga 32 skuadrat tashmë janë kualifikuar duke përfshirë vendin nikoqir, Katarin.

Nga Evropa, ish-kampionët Gjermania, Spanja, Anglia dhe Franca kanë prerë tashmë biletat e tyre për në Katar së bashku me Holandën, Kroacinë, Serbinë, Zvicrën dhe ekipin numër 1 në botë, Belgjikën.

Dy ish-kampionë janë kualifikuar edhe nga Amerika e Jugut, Brazili dhe Argjentina, ndërsa nga Azia, Irani dhe Koreja e Jugut gjithashtu do të shkojnë në Katar.

Kualifikimet e kombëtareve tjera rinisin në të gjithë globin më 24 mars.

Data, ora dhe vendi i shortit të Kupës së Botës

FIFA njoftoi se shorti do të hidhet të premten, më 1 prill, në Qendrën e Ekspozitave dhe Konventave të Dohas (DECC).

Në ceremoninë e shortit do të marrin pjesë 2,000 të ftuar specialë dhe, në fund të ngjarjes, skuadrat më të mira në botë do të jenë në gjendje të përcaktojnë rrugën e tyre për në finalen e Kupës së Botës.

Ndeshja finale e Kupës së Botës do të zhvillohet më 18 dhjetor në stadiumin “Lusail” me kapacitet prej 80 mijë vetash.

Turneu nis të hënën më 21 nëntor në stadiumin ‘Al Bayt’ në Al Khor me një ndeshje ku do të luajë vendi pritës, Katari.

Finalja do të luhet në stadiumin Lusail në Doha një javë para Krishtlindjeve të dielën më 18 dhjetor.

 

Koha

Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 10:00

Angli – ora 15:00

Francë – 16:00

Gjermani – ora 16:00

Itali – ora 16:00

Holandë – 16:00

Portugali – 16:00

Spanja -16:00

32 ekipet kombëtare që do të garojnë në ‘Katar 2022’ do të shpërndahen në 4 vazo me nga 8 ekipe secila. Është e rëndësishme të theksohet se në kohën kur mbahet shorti final, vetëm 30 skuadra do të kualifikohen për Kupën e Botës.

  • 1

    Radio