Aktuale Më shumë

Haxhibeti: Asnjë komunë bregdetare nuk është keqmenaxhuar si Ulqini

Prej tvteuta15:06, 16 Shkurt 2022

Për juristin e njohur nga Ulqini, njëkohësisht edhe nënkryetarin e Forcës së Re Demokratike, Gëzime Haxhibetin, nuk është e vërtetë e Komuna e Ulqinit ndan fatin e komunave të tjera kur bëhet fjalë për problemet me të cilat përballet. Ai tha se në këtë aspekt, sidomos kur flitet për komunat bregdetare, keqmenaxhimi i Ulqinit është unik, dhe nuk duhen kërkuar arsyetime të kota.

Ai tha se në të gjitha komunat ku ka pasur rastin të shoh nga afër menaxhimin, kryesisht në ato bregdetare, jo në veri, situata sa i përket menaxhimit të financave është shumë më e mirë. Ka shumë pak ndërmarrje të cilat nuk janë në gjendje të shlyejnë detyrimet për tatime dhe kontribute, ndërsa nuk bëhet fjalë për 10-12 rroga borxh ndaj të punësuarve.

Haxhibeti , përveç drejtuesve politik dhe atyre të ndërmarrjeve komunale, një pjesë të përgjegjësisë e sheh edhe tek këshilltarët e Kuvendit, të cilët në shumicën e rasteve mbrojnë interesat partiak ajo ato të votuesve që i kanë zgjedhur.

“Në Kuvend vijnë raporte nga kryetarët, drejtorët e ndërmarrjeve publike…të gjithë vijnë aty, kërkush nuk u çua e të thotë diçka. Ka pasur reagime por shumë pak, duhet dalur publikisht, me emër e mbiemër , dhe me dokumentat e mbledhura të shkohet aty ku duhet.”

Një pjesë e problemit sipas Haxhibetit është edhe kultura e ulët politike e politikanëve, të cilët edhe kur përballen me rezultatet katastrofale të punës së vet, jo vetëm që nuk tërhiqen, por luftojnë me çdo mjet që të vazhdojnë qëndrimin në poste, çka edhe ka sjellur tek situata në të cilën ndodhet Komuna.

  • 1

    Radio