Aktuale Më shumë

100 ditë nga formimi i pushtetit të ri lokal në Ulqin. Bajraktari dhe Mavriq prezantuan punën e bërë

Prej tvteuta16:06, 29 Shtator 2022

Pushteti i ri lokal në Ulqin ka mbushur plot 100 ditë që nga fillimi i punës. Për këtë temë u organizua edhe një konferencë për media ku kryetari i Komunës,Omer Bajraktari, dhe ai i Kuvendit, Ardian Mavriq, numëruan disa nga arritjet kryesore gjatë kësaj periudhe.

Bajraktari tha se në periudhën e kaluar administrata lokale ka vuajtur nga mungesa të shumta, të cilat tha ai janë munduar ti përmirsojnë, edhe pse koha ka qenë e shkurtër. Ai njoftoi edhe fillimin e disa investimeve serioze, disa nga fondet qeveritare, por edhe nga vetë Komuna. Vlen këtu të përmendet rregullimi i rrugës 28 Dhjetori, e lënë pas dore që tri dekada.

Kryetari i Kuvendit Ardian Mavriq tha se në periudhën e kaluar, institucioni që ai drejton ka punuar në harmoni me ekzekutivin, në mënyrë që të sigurojnë funksionim maksimal të administratës lokale, e në vazhdim i pret miratimi i disa pikave me rëndësi kruciale për qytetarët e Ulqinit, gjegjësisht Plani Strategjik për 5 vitet e ardhshëm, si dhe propozimi i buxhetit për vitin 2023, ku një vëmendje e veçantë tha ai do ti kushtohet pjesës kapitale.

 

  • 1

    Radio