Aktuale Më shumë

10 fëmijë të vdekur nga përmbysja e një varke

Prej tvteuta11:02, 29 Janar 2023

10 fëmijë janë mbytur pasi varka me të cilën udhëtonin u përmbys. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në veriperëndim të Pakistanit në liqenin Tanda Dam. Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare viktimat janë të moshave 7 deri në 14 vjeç.

Agjencia e lajmeve AFP, duke cituar një zyrtar të policisë tha se aktualisht po zhvillohet një operacion kërkimi. Nuk dihet nëse nga kjo ngjarje tragjike ka të mbijetuar.

Kjo nuk është hera e parë që në Pakistan ndodhin ngjarje të tilla ku anijet përmbyten dhe për pasoja janë shkaktuar viktima. Në Korrik, 18 gra ndërruan jetë pasi një anije e mbipopulluar ku festohej për një dasmë u përmbys.

  • 1

    Radio