1 milionë euro për mbrojtjen e pakicave
Prej tvteuta16 February 2017
Komisioni evropian ka miratuar 1 milionë euro për projektin e Promovimit të mbrojtes së romëve , egjiptianëve dhe pakicave të tjera, me qëllim përmirsimin e pozitës së tyre dhe arritjes së standardeve europiane. Nga Ministria e të drejtave të njeriut thonë se kanë një histori të suksesshme të aplikimit për fondet IPA dhe shprehën kënaqësi për miratimin e projektit të tyre. Zbatues i projektit do të jetë organizata ndërkombëtare HELP , kurse partnerë do të jenë Fondi arsimor i romëve , Kryqi i Kuq i Mali të Zi, dhe Qendra për demokraci dhe të drejta të njeriut. Ministri i të drejtave të njeriut dhe popujve pakicë Mehmet Zenka, tha se kur bëhet fjalë për ndihmë atëherë ekziston vullneti për arriten e rezultateve sa më të mira dhe mbi të gjitha të qëndrueshme.