1.4 milion euro për partitë politike
Prej tvteuta16 May 2017
Partive politike të cilat kanë status parlamentar , prej fillimit të vitit nga buxheti i shtetit u janë shpërndarë 1.4 milionë euro. Më së shumti i janë ndarë Partisë Demokratike të Socialistëve , 543.300 euro, Frontit Demokratik 287. 629 euro, koalicionit “Çelësi” rreth 160.000 euro , dhe Demokratëve 145.000 euro. Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” në këtë periudhë kanë përfituar rreth 46.000 euro. Ndarjet buxhetore për punën e partive politike në Mal të Zi janë më të lartat në të gjithë Bashkimin Evropian.