Ekonomi Më shumë

1.24 % realizimi i investimeve ne vitin 2014

Prej tvteuta23:28, 15 Dhjetor 2014

Ne Komunen e Ulqinit  u mbajten shqyrtimet publike per propozim buxhetin e vitit 2015.  Kryetari I Komunes Fatmir Gjeka per kete vit ka propozuar buxhetin prej 6.8 milion euro. Shqyrtimet ne Ane te Malit dhe Ulqin kaluan me  pjesemarrje shume te vogel te qytetareve(rreth 20),kurse  Ne Shtoj nuk kishte te interesuar. Realizimi i  investimeve kapitale per vitin 2014 ishte  1.24 perqind prandaj qytetaret nuk presin asgje te re nga investimet e vitit 2015. Realizimi i buxhetit prej 80 perqin eshte bere brenda nje dite me marrjen e kredise, kurse per vitin fiskal 2014 realizimi ishte vetem 60 perqind. Sipas informacioneve jozyrtare, mesojme  se sistemi kompjuterik i financave te Komunes se Ulqinit per vitin 2014 ka pasur prishje dhe supozohet se “rastesisht” jane fshire nga evidenca.

  • 1

    Radio