Sociale Më shumë

Shtajnaker: Kryeministri duhet të vendos se e kujt është prona

Prej tvteuta11:14, 22 Prill 2019

Ish ambasadorja gjermane Gudrun Shtajnaker gjatë konferencës së pestë për Kripore, tha se I vjen keq që po merr pjesë në konferencën e pestë për Kriporen, duke menduar se në vitin 2015 e kanë vendosur hapin kryesorë të mbrojtjes së kripores kur Komisioni dhe Parlamenti evropian I kanë kërrkuar qeverisë mbrojtjen e saj. Shtajnaker tha se kriporen e kanë vlerësuar  si një perspective për zhvillimin e shtetit, por së pari duhet të dihet se pronë e kujt është ajo, dhe kjo është puna e qeverisë. Shtajnaker shtoi se deri më tani kanë dëgjuar vetëm spjegime, kurse qëllimi ynë është vetëm të mbrojmë kriporen  dhe  qeveria për këtë duhet të reagojë shumë shpejtë. “Kryeministri duhet të vendos se e kujt është prona dhe pastaj ministria të marrë hapat e duhura”,tha Shtajnaker.

  • 1

    Radio