Peroviq: Nuk ka unitet për të shfrytëzuar mundësinë historike
Prej tvteuta2 May 2019
Peroviq: Nuk ka unitet për të shfrytëzuar mundësinë historike
Njëri nga udhëheqësit e lëvizjes “Rezisto 97,000”, Xhemal Peroviq, tha për agjencinë Mina se protestat janë faktor vendimtar për ndërrimin e pushtetit, por kjo nuk mund të arrihet pa unitetin e të gjithë faktorëve. Ai e cilësoi se nënshkrimi i marrëveshjes për të ardhmen ishte diçka historike, por shprehu pakënaqësi me marrëdhëniet që ekzistojnë në mes opozitës edhe pse ato janë të mira me lëvizjen “Rezisto”. Sipas tij, në opozitë ekziston mungesë uniteti për të grabitur rastin historik, kurse nga ana tjetër qytetarët presin që ky unitet të jetë gjithnjë e më i lartë. Ai njoftoi se protesta e ardhshme, me shumë mundësi do të organizohet me 7 maj.