Zgjedhjet në Tuz: Partitë shqiptare marrin reth 50% të votave
Prej tvteuta11:44, 4 Mars 2019
Z
Në zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit, partitë shqiptare të grumbulluara në Forumin Shqiptar arritën sukses historik duke fituar rreth 50% të votave apo 16 mandate. Rënie të theksuar në këto zgjedhje pësoi Partia Demokratike e Socialistëve e cila me rreth 31% të votave humbi 4 mandate nga zgjedhjet e kaluara dhe tani do të përfaqësohet me 10 mandate. Partia Boshnjake po ashtu regjistroi rezultat të mirë me rreth 12% të votave apo 4 mandate, kurse Socialdemokratët dhe Demokratët do të kenë nga një mandat. Zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë edhe pse pati disa akuza për blerje të votave, çka pritet që të hetohet në ditët në vijim. Pas daljes së rezultateve të para, në rrugët e qytetit filloi edhe festimi i antarëve dhe simpatizuesve të koalicionit shqiptar.