ZENELI: ASNJË LËVIZJE POZITIVE
Prej tvteuta15:24, 30 Prill 2019

Kryetari
i Unionit të Sindikatave të Lira
të Malit të Zi dega në Ulqin, Asllan Zeneli deklaroi për televizionin
Teuta se nga viti i kaluar e gjer më tani nuk kemi pasur asnjë lëvizje pozitive
sa i përket përmirsimit të gjendjes ekonomike të punëtorëve, përkundrazi kemi
një gjendje edhe më të mjerueshme.
Zeneli tha se në Komunën e Ulqinit askush nuk është angazhuar që të sjellë investitor strategjik që vërtet do zhvillojnë qytetin, këtu vijnë investitor që kanë lidhje të ngushta me Qeverinë e Malit të Zi.
Zeneli u shpreh se nga vitet e 90-ta e këndej kanë përfituar vetëm ato që kanë qenë afër politikës në pushtet.