Vazhdon konflikti i banorëve të fshatit Martinaj me kishën serbe
Prej tvteuta10:00, 2 Maj 2019
Banorët e fshatit Martinaj në Guci vazhdojnë të përballen me , siç thonë ata, provokimet e Kishës ortodokse serbe. Sipas deklaratave të serbëve ata kishin ardhur përsëri ditën e djeshme për të bërë ca matje me gjeodet para nisjes së punimeve ndërtimore në këtë zonë. Banorët e fshatit dhe të Plavë Gucisë janë thellësisht të indinjuar me këto provokime të rrezikshme, të cilat mund të kenë edhe pasoja dhe implikime më të rënda. Banorët e Martinajve presin çfarëdo mbështetje institucionale në ballafaqim me kishën e Serbisë, por deri tani nuk ka pasur asnjë deklaratë as nga organet kompetente e as nga politikanët shqiptar.