Udhëheqësit e RT në MZ nuk do të japin dorëheqje
Prej tvteuta10:03, 25 Shkurt 2019
Udhëheqësit e RT në MZ nuk do të japin dorëheqje
Drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Malit të Zi, Bozhidar Shundiq, ka deklaruar se ai dhe stafi udhëheqës i këtij institucioni nuk kanë ndërmend të japin dorëheqje, përkundër kërkesës nga protestuesit. Sipas tij, udhëheqësia dhe stafi i televizionit po punojnë me profesionalizëm, kurse kërkesa për dorëheqje është e drejtë dhe legjitime. Ai shprehu shqetësimin se thirrjet ndaj të punësuarve që të bojkotojnë punën në këtë institucion krijon presion mbi fjalën e lirë. Dorëheqja e Shundiq dhe e Prokurorit Special, Milivoje Katniq, janë dy kërkesat kryesore të protestuesve, të ciltë konsiderojnë se këto institucione janë politikisht komplet të varura dhe punojnë kundër interesave të qytetarëve të vendit.