Aktuale Më shumë

Tuzi ka potenciale të jetë komunë e suksesëshme

Prej tvteuta09:49, 27 Shkurt 2019

Tuzi ka potenciale të jetë komunë e suksesshme

Komuna e Tuzit, as nga pozita gjeografike as nga potencialet ekonomike nuk mund të krahasohet me komunat e reja të formuara në veri të vendit, dhe si e tillë ka mundësi të jetë ekonomikisht e zhvilluar, tha për TV Teuta kryetari i Kuvendit Komunal Fadil Kajoshaj. Ai shtoi se megjithatë pushteti i ri duhet të ketë kujdes të mos bëjë gabimet e disa komunave të tjera të cilat ndodhen në borxhe të mëdha. Në drejtim të zhvillimit ekonomik, Kajoshaj vlerësoi se ndihmë do të japë edhe diaspora, e cila gjithmonë ka kontribuar për vendlindjen.

  • 1

    Radio