Rajoni/Bota Më shumë

Takimi Markoviq-Bregu: Duhet të sigurojmë të ardhmen e të rinjve

Prej tvteuta16:49, 23 Shkurt 2019

Takimi Markoviq-Bregu: Duhet të sigurojmë të ardhmen e të rinjve

Kryeiministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, priti në takim Sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu, ku në fokus të bisedimeve ishte tema e emigrimit galopant nga vendet e Ballkanit perendimor. Të dy bashkbiseduesit ranë dakord se duhet të veprohet me vendosmëri në mënyrë që të rinjve tu mundësohet e ardhme më e mirë dhe të menjanohen problemet që çojnë tek largimi i tyre drejt vendeve të tjera. Nga kabineti i Markoviq thuhet se Qeveria e Malit të Zi është e përkushtuar që me pjesmarrje aktive të promovojë tolerancën dhe integrimet , të cilët janë parakusht për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

  • 1

    Radio