Sot shënohet dita botërore e Lirisë së Shtypit
Prej tvteuta10:15, 3 Maj 2019
Sot shënohet dita botërore e Lirisë së Shtypit
3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në Mal të Zi kjo ditë shënohet pa ndonjë arritje të theksuar në këtë drejtim, kurse pozita e gazetarëve dhe liria e tyre janë në kërcënim të vazhdueshëm. Sindikata e mediave ka potencuar faktin se vetëm një shtëpi mediatike ka kontratë kolektive, kurse presioni ndaj gazetarëve për informim subjektiv është në rritje.