Sindikatat kërkojnë të ardhura më të larta dhe vende të reja të punës
Prej tvteuta2 May 2019

Sindikatat kërkojnë të ardhura më të larta dhe vende të reja të punës
Lidhja e Sindikatave të Malit të Zi kërkon te ardhura më të larta dhe rritjen e pensioneve më të ulëta, hapjen e vendeve të reja të punës dhe punësimin e të rinjve, vende të sigurta të punës të cilat do të paguhen në mënyrë adekuate dhe respektimin e Kontratave kolektive dhe të Ligjit për punë. Në shpalljen me rastin e 1 Majit, Lidhja e Sindikatave kërkon raport më përgjegjës të organeve inspektuese, dialog më aktiv social, miratimin urgjent të Ligjit për punë dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurimin invalidor dhe pensionist, vazhdimin e kontratave të përgjithshme kolektive dhe respektimin e të gjitha Kontratave kolektive, ndalimin e punës në të zezë dhe intensifikimin e dialogut social. Lidhja e sindikatave u ka uruar festën e punës të gjithë qytetarëve, përmes mesazhit se “do ta vazhdojnë luftën për pozitë më të mirë të punëtorëve, për një rini më të suksesshme dhe pleqëri dinjitoze”, thuhet mes tjerash në shpallje.