Shoqëria civile dhe media për kontrollin e prokurimit publik
Prej tvteuta14:54, 11 Mars 2019
Të shtunën, më 2 mars, OJQ “Horizonti i Ri” organizoi seminarin me titull »Shoqëria civile dhe media për kontrollin e prokurimit publik – burimet kryesore të informacionit«
Qëllimi i trajnimit ishte që të nxisë dhe fuqizojë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medias për të shfrytëzuar më shumë informacionin në dispozicion lidhur me prokurimet publike dhe për të lidhur informacionet nga burime të ndryshme. Gjatë këtij sesioni pjesëmarrësit u njohën me bazat e prokurimit publik si dhe me fazat e veçanta në ciklin e prokurimit publik. Përmes ushtrimeve praktike dhe punës në grup, pjesëmarrësit patën mundësi që të mësojnë dhe praktikojnë metodat e hulumtimit të prokurimeve publike.
Një vëmendje e veçantë iu kushtu të dhënave që mund të merren në lidhje me prokurimet publike të NP “Të Mirat Detare” si dhe metodologjisë se si mund të gjendet ky informacion.
Moderatore dhe ligjëruese e këtij seminari ishte Ana Gjurniq, hulumtuese e prokurimeve publike në Institutin Alternativa (Podgoricë).