Samiti i Diasporës: Thaçi dhe Rama bëjnë thirrje për përkrahje të subjekteve shqiptare
Prej tvteuta17:54, 1 Mars 2019
S
Në Samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë folën edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeiministri i Shqipërisë Edi Rama. Ato vlerësuan si vendimtar rolin e diasporës në të gjitha rrjedhat pozitive nëpër të cilat kanë kaluar këto vende këto tri dekadat e fundit, duke shprehur sigurinë se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryeministri Rama u bëri thirrje shqiptarëve të Tuzit që të qëndrojnë të bashkuar, kurse Thaçi tha se nuk duhet lëshuar mundësia për vetëadministrim për arsye të armiqësive të kota. Zgjedhjet lokale në Tuz mbahen të dielen me 3 mars, dhe janë të parat si Komunë me të drejta të plota.