Rrënimi i barakave në Bunë me 13 maj
Prej tvteuta10:37, 6 Maj 2019
R
Rrënimi i barakave pa leje në bregun e Bunës është caktuar për me 13 maj, shkruan Vijesti në numrin e sotëm. Sipas njoftimeve paraprake, në synim të inspektorëve do të jenë 4 objekte në afërsi të derdhjes së lumit, të cilët do të rrënohen pas kalimit të afatit që pronarët kanë ti largojnë vetë. Vendimi i të Mirave Detare që këto objekte të mos i vendos në katalog ka ngjallur indinjatën e pronarëve, por nga kjo ndërmarrje kanë shprehur venosmërinë se objektet në fjalë cënojnë rrjedhën e lumit dhe duhen larguar.