Ritet numri i sulmeve ndaj mjekëve

Prej tvteuta10:01, 25 Shkurt 2019

R

Numri i sulmeve verbale dhe fizike ndaj mjekëve në Mal të Zi po rritet dita ditës, çka ka kulminuar javën e kaluar kur janë regjistruar dy sulme të tilla në Qendrën klinike në Podgoricë. Nga zyrtarët e spitaleve apelohet që institucionet të marrin masa dhe të mbrojnë integritetin dhe sigurinë e mjekëve në mënyrë që të kryejnë me profesionalizëm punën e tyre. Qytetarët nga ana tjetër ankohen se në shëndetësi dominon korrupsioni dhe mospërfillja, çka sjell edhe revoltën e tyre e cila shpesh drejtohet në mënyrë të gabuar. Situata në shëndetësi në gjithë vendin është në gjendje jo të mirë, si pasojë e mungesës së kuadrëve profesional dhe të përkushtuar, çka ka sjellur edhe orientimin e qytetarëve që mjekim gjithnjë e më tepër të kërkojnë në vendet fqinje apo më larg.  

  • 1

    Radio