Reforma pa kompromis
Prej tvteuta13:30, 30 Prill 2019
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, pas një takimi me krerët e Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë në Berlin, tha se ai ka potencuar   rëndësinë e përmbushjes pa kompromis të standardeve ,dhe zbatimin e reformave për anëtarësimin në BE, duke shtuar se vetënm në këtë mënyrë të gjithë do të ndjehemi rehatshëm.
Gjukanoviq thotë se ai gjithashtu këmbënguli që BE duhet të ketë një plan të qartë veprimi për të zgjidhur disa nga deficitet kryesore, eliminimi i të cilave do të krijonte kushte për integrim të plotë.
Ai tha poashtu se biseda në Berlin ndihmoi në hapjen e rrugës për tejkalimin e bllokadës së dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.