Partia e Punës largohet nga Fronti Demokratik
Prej tvteuta20:22, 5 Mars 2019
Partia e Punës largohet nga Fronti Demokratik
Njëri nga subjektet përbërës të Frontit Demokratik, Partia e Punës, ka njoftuar shkëputjen nga ky grupim, për arsye të , siç thonë ata, mospërfilljes së vazhdueshme nga partitë e tjera. Kryetari i saj, Janko Vuçiniq, tha se këtë lloj trajtimi nuk mund ta lejojnë as ai personalisht as antarët dhe simpatizuesit e partisë, prandaj largimi është forma më e mirë. Përkundër kësaj, ai tha se dëshiron të mbesë në raporte miqësore me deputetët dhe përfaqësuesit e tjerë të Frontit. Sipas tij, Kuvendi i Malit të Zi e ka humbur legjitimitetin dhe pjesmarrja në punën e tij nuk ka kuptim, kurse dalja në zgjedhje mund të bëhet vetëm në rast të përgatitjes së tyre nga një qeveri teknike.