Organizatorët e protestave nuk do të negociojnë me Gjukanoviq
Prej tvteuta09:48, 27 Shkurt 2019
O
Organizatorët e protestave me moton “97.000-Rezisto”, janë shprehur se nuk do të ulen për të negociuar me presidentin e vendit Millo Gjukanoviq, dhe prej tij presin vetëm dorëheqje të parevokueshme, shkruan gazeta “Vijesti” në numrin e sotëm. Ata kanë hedhur poshtë mundësinë e çdo marrveshjeje, pasi qytetarët e kanë bërë të qartë se çfarë dëshirojnë dhe me kërkesat e tyre nuk mund të ketë negociata. Protestuesit gjithashtu kërkojnë edhe dorëheqjen e prokurorit special Milivoje Katniq, dhe drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Malit të Zi, Bozhidar Shundiq.