Opozita takohet me Hahn. Pa qeveri teknike nuk ka dalje nga kriza
Prej tvteuta16:48, 23 Shkurt 2019
Opozita takohet me Hahn. Pa qeveri teknike nuk ka dalje nga kriza
Formimi i qeverisë teknike është rruga më e mirë për Malin e Zi , kurse protestat janë institucioni kryesor i demokracisë ka theksuar kryetari i partisë Socialdemokrate, Ranko Krivokapiq, pas takimit me komisarin evropian për zgjerim, Johanes Han. Ai ka përsëritur kërkesën e kësaj partie se nuk do të zhvillohen bisedime për kushtet zgjedhore derisa të mos formohet qeveria teknike. Kryeiministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, më herët ka mohuar nevojën për një qeveri të tillë, pasi sipas tij shumica aktuale funksionon pa probleme. Komisioneri Hahn nga ana e tij ka bërë thirrje për kthimin e debatit në Kuvend, por gjithashtu ka shprehur mirëkuptim për argumentet e opozitës në lidhje me nevojën e protestave kundër fenomeneve negative politike.