Nrekiq: Kemi presione për punësime të reja
Prej tvteuta21:58, 24 Shkurt 2019
Nrekiq: Kemi presione për punësime të reja
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, tha për TV Teuta se marrëdhëniet në mes partnerëve të koalicionit janë relativisht të mira edhe pse ka elemente pakënaqësie. Ai pohoi se ka presione për punësime të reja në administratën publike, edhe pse numri i tyre është shumë më i madh se duhet. Ai nuk saktësoi se nga vijnë këto presione por tha se numri i të punësuarve që prej arrdhjes së tij në krye të Komunës ka mbetur i njëjtë si më parë. Ai megjithatë njoftoi se Komunës dhe ndërmarrjeve komunale do tu duhet të marrin masa konkrete dhe efikase, nëse duan të dalin nga kriza aktuale.