Ekonomi Më shumë

Nrekiq: Besoj se Qeveria nuk do të lejojë ti vendoset çelsi Komunës së Ulqinit

Prej tvteuta16:54, 7 Maj 2019

Nrekiq: Besoj se Qeveria nuk do të lejojë ti vendoset çelsi Komunës së Ulqinit

Nga dita e hënë Komuna e Ulqinit është në bllokadë sipas vendimit të përmbaruesit të kompanisë „Rekreaturs“, dhe të cilës Komuna duhet ti paguajë rreth 6.4  milion euro, çka rrezikon seriozisht ekzistencën financiare të Komunes së Ulqinit . Kryetari Loro Nrekiq për TV Teuta tha se për këtë i janë drejtuar me një shkresë Gjykatës Ekonomik në Podgoricë që ta shtyjë bllokadën pasi kohët e fundit kanë qenë të goditur nga një numër i bllokimeve të tjera. Para një jave kryetari thirri edhe mbledhjen e koalicionit ku të gjithë ishin të mendimit se për Komunën e Ulqinit do të ishte devastuese bllokimi para sezonit turistik. Nrekiq tha se janë drejtuar edhe kryeministrit ,ministrit të financave  dhe ministrit të drejtësisë që të ndikojnë që mos të bllokohet llogaria rrjedhëse.Ai tha se shumë shpejt do të ketë edhe një takim me kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviq dhe shprehu besimin se Qeveria e Malit të Zi nuk do të lejojë që ti vehet çelsi Komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio