Politikë

Politikë Më shumë

Mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit për rastin “Zarfi”

Prej tvteuta21 February 2019

Mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit për rastin “Zarfi”

Kuvendi i Malit të Zi do të mbaj sot mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me aferën “Zarfi” e cila ka zbuluar financime të paligjshme të Partisë Demokratike të Socialistëve. Mbledhja është inicuar nga Partia Socialdemokrate dhe ka marrë nënshkrimet e 28 deputetëve, por për ta vendosur atë në rend të ditës duhet vota e 41 prej tyre. Nga Partia Demokratike e Socialistëve kanë njoftuar se do ta përkrahin propozimin pasi nuk i largohen debateve, kurse pjesmarrje në Kuvend kanë njoftuar edhe nga Fronti Demokratik, por jo edhe Demokratët dhe URA, të cilët do të vazhdojnë bojkotin.