Markoviq: Prokuroria nuk ka inicuar asnjë hetim serioz për ndërtimet pa leje
Prej tvteuta16:39, 4 Mars 2019
Markoviq: Prokuroria nuk ka inicuar asnjë hetim serioz për ndërtimet pa leje
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar nga Dhoma ekonomike amerikane, se ndërtimet ilegale janë kanceri i shoqërisë dhe po shkatërrojnë hapsirën jetsore të vendit. Ai tha se në këtë drejtim personalsiht është në kontakt me strukturat e kontrollit, por kërkoi edhe angazhim më të madh të Prokurorisë, të cilët sipas tij nuk kanë proceduar asnjë rast serioz deri në fund. Ndërkohë, kritika ka edhe nga organizatat joqeveritare dhe opozita, të cilët thonë se ndërtimet pa leje po shtohen dita ditës, kurse veprimi i inspektorëve është selektiv dhe nuk kontrbuon në luftën kundër e këtij fenomeni.