Komisioni “Bereqeti” ju fton që të dhuroni një paketë ushqimore për familjet në nevojë
Prej tvteuta14:38, 10 Maj 2019
Komisioni “Bereqeti” ju fton që të dhuroni një paketë ushqimore për familjet në nevojë
Komisioni “Bereqeti” i cili funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Ulqinit gjatë ditëve të para të muajit të Ramazanit po shpërndan rreth 165 pako ushqimore nga donatorët anonim për familjet në nevojë. Mirsad Muça nga komisioni “Bereqeti” u shpreh për Televizionin Teuta se gjatë këtij muaji aksionet humanitare janë më të mëdha, ku pritet që përveç qytetarëve të dhurojnë edhe Emiratet e Bashkuara si dhe Agjensioni Tika. Risi këtë vit është edhe “Paketa e Ramazanit për nevojtarët” me vlerë prej 20 euro. Të gjithë ata të cilët duan që ta dhurojnë këtë paketë mund tu drejtohen imamëve të xhamive apo edhe tek market Kallaba, njoftoi Muça.