Gjuetarët në një mendje: “Nuk e japim Kriporen”
Prej tvteuta16:27, 26 Shkurt 2019
Gjuetarët në një mendje: “Nuk e japim Kriporen”
Nënkryetari i shoqatës joqeveritare “Shepka”, Kabil Jakupi, gjatë pjesmarrjes në emisionin e mëngjesit të TV Teuta, tha se askund në Evropë, e cila ka 7 milionë gjuetarë të regjistruar, nuk është duke u bërë një “torturë” ndaj tyre si në Ulqin. Ai pajtohet se Kriporja duhet mbrojtur por jo me kusht ndalimin e gjuetisë. Sipas Jakupit, të gjithë janë dakord se numri i ditëve të gjuetisë në Ulqin është më i ulët se në vendet evropiane por gjuetarëve po u merret edhe hapsira për gjueti, çka do të godasë edhe turizimin e gjuetisë që është mjaft popullor. Përfaqësuesi i gjuetarëve, Adnan Kollari, tha se gjuetia në Ulqin është traditë dhe nëse Kuvendi Komunal nuk do të përkrah kërkesën e tyre, atëherë ata do të luftojnë për këtë të drejtë me mjete tjera, siç kanë bërë qytetarët e Tivarit. Shoqatat joqeveritare “Shepka” dhe “Pelikani” kanë nisur ,bledhjen e nënshkrimeve për peticionin me emrin “Stop padrejtësisë ndaj traditës së gjuetisë në Ulqin”, me të cilën kërkojnë që në një pjesë të Kripores të lejohet gjuetia.