Politikë Më shumë

Fronti Demokratik kërkon shkarkimin e ministrit Zenka

Prej tvteuta15:21, 6 Mars 2019

Fronti Demokratik kërkon shkarkimin e ministrit Zenka

Nga Fronti Demokratik kanë dalë sot me një deklaratë për media në të cilën kanë kërkuar që kryeministri Dushko Markoviq të shkarkojë ministrin për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë, Mehmet Zenka. Arsyeja për këtë , sipas këtij grupimi politik, është deklarata e ministrit se në festimet e fitores të dielen mbrëma në Tuz nuk kishte asgjë problematike. Sipas deputetit të Frontit, Millun Zogoviq, thirrjet që ngrisin lart Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës janë njëjtë me thirrjet për Shtetin Islamik dhe Al-Kaidën, prandaj edhe duhet të sanksionohen. Ministri Zenka festimet në natën pas zgjedhjeve në Tuz i ka cilësuar si festime normale me flamuj kombëtar gjë që nuk është në kundërshtim me ligjet e vendit.

  • 1

    Radio