Politikë Më shumë

Forumi shqiptar nuk do koalicion me PDS në Tuz?

Prej tvteuta7 March 2019

Forumi shqiptar nuk do koalicion me PDS në Tuz?

Pas shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve në Komunën e Tuzit, do të fillojnë edhe bisedimet e para për koalicionet paszgjedhore. Forumi Shqiptar, i cili ka fituar 16 mandate , ndodhet në pozitë të favorshme pasi i duhet vetëm një mandat për të formuar shumicën. Bartësi i listës Nikë Gjeloshaj, ka lënë të kuptohet se në bisedime nuk do të lihen menjanë asnjë subjekt përveç Partisë Demokratike të Socialistëve. Megjithatë , këto të fundit dhe Socialdemokratët kanë shprehur besimin se do të jenë pjesë e një koalicioni të gjërë. Deri tani nuk ka pasur deklarata direkete nga Partia Boshnjake, kurse Demokratët e Malit të Zi kanë shprehur gatishmërinë të jenë pjesë e pushtetit i cili nuk do të përfshinte Partinë Demokratike të Socialistëve.