Kulturë Më shumë

Filmi “Pse më do(n)?” do të shfaqet përsëri me datë 5 maj

Prej tvteuta10:09, 4 Maj 2019

Filmi “Pse më do(n)?” do të shfaqet përsëri me datë 5 maj

Në Qendrën Kulturore u mbajt premiera e filmit komedi me titull Pse më do(n)?. Një film me skenar dhe muzikë të Imi Nimanbegut, solli për publikun në mënyrë komike mardhënien e një çifti të ri . Filmi Pse më do(n)? me kamerë nga Astrit Lajka dhe montazh të realizuar nga Robert Jankoviq, solli para publikut performancën e aktorëve Imi Nimanbegu, Rajmonda Cukoviq, Shefqet Luca, Bashkim Alaj, Margareta Shrelli e të tjerë. Skenaristi i Filmit Imi Nimanbegu, tha për Televizionin Teuta se u ndanë mjaftë të kënaqur nga pjesmarrja e publikut dhe përshtypjet  e tyre. Filmi Pse me do(n) do të paraqitet përsëri me datë 5 maj po në Qendrën Kulturore me fillim në ora 20:30, kurse në plan është që filmi të ketë edhe një pjesë të dytë.

  • 1

    Radio