Është ndaluar puna në 12 institucione shëndetësore
Prej tvteuta14:39, 9 Prill 2019
Inspektorët Shëndetësor të
Drejtorisë së Çështjeve të Inspektimit vitin e kaluar kanë kryer 1.056
ekzaminime dhe kanë gjetur 323 parregullsi, për shkak të të cilave janë
miratuar 12 vendime për ndalimin e punës, dhe tre objekte janë mbyllur.
Inspektorët kanë kontrolluar 394 institucione shëndetësore publike, 635 private, dy institucione të paregjistruara dhe 25 të tjera, raportojnë Dnevne novine.
Parregullsitë e identifikuara kishin të bënin me mungesën e dokumentacionit për personelin mjekësor, mungesën e vazhdimësisë së kujdesit shëndetësor, mungesën e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për përmbushjen e kushteve të përcaktuara për kryerjen e veprimtarisë shëndetësore, punën plotësuese të punëtorëve shëndetësor jashtë rrjetit të institucioneve shëndetësore, dhenjen e ilaçeve në kundërshtim me rregulloret.