Dritë jeshile për bashkimin e Societe General dhe CKB
Prej tvteuta10:09, 7 Maj 2019
D
Agjencia për mbrojtjen e konkurencës ka dhënë mendim pozitiv për bashkimin e bankave Societe General dhe CKB, dhe të njëjtin ja ka dërguar Bankës Qendrore, shkruan Pobjeda në numrin e sotëm. Banka OTP, e cila është pronare e CKB, me 28 shkurt ka njoftuar se ka blerë 90% të aksioneve të kësaj të fundit për 40 milionë euro. Në rast se bashkimi miratohet nga Banka Qendrore , blerja do të bëhet nëpërmes Montenegroberzës.