Politikë Më shumë

Disa nga zyrtarët e lartë të PDS kanë punuar për Knezheviq

Prej tvteuta16:44, 23 Shkurt 2019

Disa nga zyrtarët e lartë të PDS kanë punuar për Knezheviq

Disa nga zyrtarët më të lartë të Partisë Demokratike të Socialistëve ndër vite kanë qenë të punësuar nga afaristi i dyshuar për pastrim parash, Dushko Knezheviq. Kohët e fundit nga kjo parti mohojnë  të kenë pasur lidhje me të , por në një artikull të gazetës “Vijesti” zbulohet se shumë prej tyre kanë qenë në fletpagesën e këtij biznesmeni. Deputeti Miodrag Vukoviq ka qenë dekan i fakultetit “Mediteran” në pronësi të Knezheviq, ish ministri Budimir Shegrt, ka qenë drejtor i spitalit “Meljine”, po ashtu në pronësi të Knezheviq, kurse nënkryetari i Podgoricës Veshoviq, ka udhëhequr një kompani të këtij biznesmeni. Të punësuar tek Knezheviq në periudha të ndryshme kanë qenë edhe Goran Rakoçeviq, Sllobodan Backoviq dhe Sanja Vllahoviq, të gjithë ish ministra dhe zyrtar të lartë të kësaj partie.

  • 1

    Radio