Sociale Më shumë

Daboviq: Arkitektët e Ulqinit të konkurojnë për planin ideor të çerdhes

Prej tvteuta09:23, 5 Maj 2019

Daboviq: Arkitektët e Ulqinit të konkurojnë për planin ideor të çerdhes

Për shkak të ndryshimeve dhe plotësimeve në studimin e lokalitetit “Kepi i Gjeranës-Port Milena”, Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm po bën një anketim online me qëllim që të njihen qëndrimet e të gjithë të interesuarve për lokalitetin në fjalë. Arkitekti i qytetit , Aleksandër Daboviq, u bëri thirrje të gjithë të interesuarve që të marrin pjesë në anketim dhe të japin sugjerimet e tyre për planinn e kësaj zone. Ministria e arsimit ka hapur konkurs edhe për propozimin ideor për çerdhen në Fushë të Ulqinit, i cili zgjat deri me 10 qershor të këtij viti dhe Daboviq shpreson se në të do të paraqiten një numër i madh i akritektëve, sidomos nga Ulqini, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë dhe të evitohen problemet si në rastin e Tivarit. Çmimi për propozimin më të mirë është 8.000 euro, 4.000 për të dytin, kurse i treti do të përfitojë 2.000 euro. Kjo çerdhe do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 979 metër katrorë dhe financohet nga Banka evropiane për zhvillim.

  • 1

    Radio