Politikë Më shumë

Cungu: Për të dalë nga kriza duhet të ndërpriten disa norma në qeverisjen e Ulqinit

Prej tvteuta16:51, 23 Shkurt 2019

Cungu: Për të dalë nga kriza duhet të ndërpriten disa norma në qeverisjen e Ulqinit

Ish kryetari i Komunës së Ulqinit, dhe kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, tha për TV Teuta se për të dalë nga kriza në të cilën ndodhet, Komuna e Ulqinit duhet të ketë përkrahje nga të gjitha anët, por edhe të ndërpresë disa norma të qeverisjes që i kanë shkaktuar probleme thelbësore. Ai konsideroi se nevojiten më shumë investime në infrastrukturë në mënyrë që të tërhiqen investitorët e huaj, pa të cilat nuk mund të ketë zhvillim të qytetit.

  • 1

    Radio