Çapuni: Komuna duhet të jetë më e angazhuar kundër ndërtimeve pa leje
Prej tvteuta14:41, 8 Maj 2019
Çapuni: Komuna duhet të jetë më e angazhuar në mbrojtjen e mjedisit
Në protestën e qytetarëve të mbajtur para Komunës së Ulqinit, në lidhje me ndërtimet pa leje në qytetin tonë, mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit Komunal, Ilir Çapuni, i cili për TV Teuta tha se duhet që të ekzistojë një angazhim më i madh edhe i Komunës në parandalimin e rasteve të tilla. Sipas tij, në rastin e Ulqinit nuk duhet të përjashtohet as vendosja e një moratoriumi në ndërtimin e objekteve, sidomos në zonat atraktive të qytetit. Po ashtu edhe angazhimi i policisë komunale dhe koordinimi i saj më efektiv me organet kompetente, siç ndodhi në rastin më të fundit, do të sillte rezultate më të mira. Në pyetjen se a do të ndikonte moratoriumi në zhvillimin ekonomik të Ulqinit , Çapuni shprehu mendimin se zhvillimin i qytetit nuk mund dhe as duhet të bazohet në ndërtimet ilegale dhe shkatërrimin e pjesëve më atraktive të qytetit.