Camaj: Në bisedime nuk ka vend për ata që bëjnë çmos për ta mposhtur Malesinë
Prej tvteuta16:28, 4 Mars 2019
Camaj: Në bisedime nuk ka vend për ata që bëjnë çmos për ta mposhtur Malesinë
Njëri nga liderët e Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj, tha se edhe në ditën e procesit zgjedhor janë duke u vërejtur fenomene negative të cilat tregojnë se ky lloj pushteti është në grahmat e fundit. Ai shprehu besimin se koalicioni i partive shqiptare do të ketë shumicë absolute, por në rast nevoje për marrëveshje me ndonjë parti tjetër, në konsideratë do të merret edhe sjellja që parti të caktuara kanë pasur gjatë fushatës dhe vetë ditën e zgjedhjeve. “Nëse do të kemi nevojë për ndihmën e dikujt, atëherë do të përcaktohemi për ata që kanë pasur qëndrime më tolerante dhe korrekte.”, tha ndër të tjera Camaj.