Banorët e Malit të Bardhë në protestë kundër djegjes së mbeturinave

Prej tvteuta15:34, 7 Mars 2019

Banorët e Malit të Bardhë në protestë kundër djegjes së mbeturinave

Banorët e Malit të Bardhë në Ulqin kanë një kohë të gjatë që përballen me problemin e ndotjes së ajrit, si pasojë e djegjes së mbeturinave në zonën e ish ndërmarrjes ndërtimore që ndodhet në atë lagje. Një grup i qytetarëve janë organizuar dhe kanë bërë thirrje që të mblidhen ditën e shtunë me 9 mars në orën 12.00, në shenjë proteste për ndotjen e ambientit nga persona të panjohur. Ata paralajmërojnë se duhet reaguar sa nuk është vonë dhe se ky nuk është problem i vetëm banorëve të Malit të Bardhë, pasi tymi dhe era e keqe shtrihen në të gjitha zonat e qytetit.

  • 1

    Radio